Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Kur deti trazohet

—————————

Takim njohje, jo se patëm detin

As kalendar dashurie nga shpirti

Patëm shumë më shumë se kjo

Idealin se jeta është martire e jo viktimë

Edhe sa shumë kjo dashuri i ngjante lulegjakut

Sepse amanetin e kishin varë maje Pashtriku

E fjalën peng e kishim lënë në Pikëllimë

Për dashuri të pafundme deri në amshim

Takim njohje  jo nuk e kishim detin

E rrugëtimi i viteve sikur e bëri pikëtakim

Kurr pa u takuar e kurr pa e shijuar

Trazimin e harlisur të valëve si hidhërim

Kahdo që të shkosh hijen time do ta kesh

Jo si pabesi,por si një kujtim të kësaj bote

Që ka më shumë dhembje e trishtim

Si një leje identifikimi se dashuria ishte betim.

/QendraPress/