Aksidenti në autostradë, 7 të lënduar u dërguan në emergjencë – kjo është gjendja e tyre

                   Në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbetën të lënduar tetë persona.Shtatë të lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, ka konfirmuar për Klankosova se shtatë nga të lënduarit janë pranuar në emergjencë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.Ai bëri të ditur se në gjendje të përmirësuar, të njëjtit janë liruar në shtëpi.“Sot rreth ora 8:30 në Emergjencë janë sjellë 7 të lënduar në aksident trafiku që ka ndodhur në autostradë. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, janë konsultuar specialistët sipas lëndimeve që kanë pasur. Në gjendje të përmirësuar janë liruar në shtëpi”, ka deklaruar Veçgishti