Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ

DIELLI……
———————
Dielli dalëngadalë
iku të mbyll synë
më mori me vete
më mori fuqinë.
Me ngjyrë alli t’kuqe
qiellin lart e ndezi
flini tash të qetë
sa të vijë mëngjesi.
Në grushtin e vogël
dielli krejt u derdh
tash do mbylli synë
mëngjesi po vjen.
Pse dielli u skuq
uli kokën poshtë
doktor mbi doktor
jam kudo në botë.
Le të bjerë shi
le të bjerë borë
bota më kërkon
si t’ mirin doktorë.
Qepallat gjatë ditës
hapen mbyllen vetë
gjithë çfarë është e gjallë
shpirtit i jap jetë.
Nesër nëse s’jam
mos thoni ka vdekë
më kërkoni mua
të ju kthej në jetë.
Askush nuk më prek
i djeg sikur prush
fuqinë kam të madhe
si unë as kërkush.
/QendraPress/