Çaste poetike me poetin;-Gazmend BEQAJ

Mantelbardhë
———————-
Bija ime
Ti tash u rrite
S’je më ajo çupëlinë e djeshme
E ndrojtur e aq e hajthshme
Plot frikëra dyshime e paqartësi…
Përmes lotëve të fshehur
Sakrificave e përkushtimit të pafund
Me durim urti e mund
Me zemrën e pastër e shpirtin e bardhë
Ti sot ia arrite
Të bëhesh një dritë mantelbardhë…
Ti tashmë u rrite
Në kërkim të ëndrrës tënde
Ti ia arrite
Me besim e mendje
Guxim e dashuri në shpirt
T’ia hapësh rrugën fatit
Që bekimi i tij
Urtë e qetë deri te ti me ardhë
Si një mantelbardhë
/QendraPress/