KFOR-i Turk dhuron pajisje edukative për kopshtin e shkollës së Randobravës.

Ushtarët nga Kontingjenti Turk, i caktuar në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO, dhuruan pajisje edukative për Kopshtin e Shkollës Fillore “Randobravë 22 Dëshmorët” në Prizren, në kuadër të aktiviteteve të Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, transmeton Anadolu.

KFOR-i bëri të ditur se kjo iniciativë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të punuar ngushtë me partnerët dhe institucionet lokale për të mbështetur të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë në një mënyrë transparente dhe të paanshme, me vëmendje të veçantë në mbështetjen e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.Lidhur me këtë ndihmë drejtori i kësaj shkolle z. Nazmi Hoxha, ka falenderuar këtë ndihmë duke theksuar se kjo ndihmë do të ndihmoj procesin mësmor!

/QendraPress/