Me shtegun e ri, Kalaja e Prizrenit po bëhet edhe më atraktive!

                   Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, inspektoi nga afër punimet në shtegun e ri (2500m) për turizëm, kulturë dhe rekreacion, që shpie në Kala, të cilat punime tashmë janë në fazën përfundimtare.Së shpejti, qytetarët dhe vizitorët do të kenë përvojë edhe më të bukur gjatë rrugëtimit nga pjesa e pasme drejt thesarit të çmuar historik të Prizrenit.