Fyma poetike e së mërkurës me poeten;- Shkurte BERISHA

RRUGA IME E MBARË

——————————

Kur jep gjithçka e nuk merr asgjë,

Duket sikur bota përmbys të zë.

Pyet veten pse kështu ka ndodhur,

Dhe ndihesh shpirtërisht e lodhur.

I dhashë të gjitha, mbeta e zbrazur,

Mes njerëzve sikur po eci zbathur.

Por shpirti im sërish po ndriçon,

Dhe hapi im përpara nxiton.

Dhe gjatë në heshtje me veten mendoj,

Mundohem të gjej se ku po gaboj.

Tek jap e asgjë mbrapsht pa marrë,

Mjafton që jam në rrugë të mbarë!

/QendraPress/