Arrestohet Skender Llugiqi …

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo tha se i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
Çka ndodhi?
Personi në fjalë, mbante në duar një pankartë dhe bërtiste duke kërkuar pushkatimin e Haradinajt: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiq 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet 40, 50, 100, duhet me u pushkatu”.
Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa një deputet i kësaj partie ka kërkuar identifikimin e tij. “Kush ka njohuri për këtë person?
Hajde ta identifikojmë publikisht kush është ky që bën thirrje për vrasje të Komandantit të UÇK-së dhe ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj! Kështu i ndihmojmë Policisë që ta arrestojë këtë vrasje-thirrësin!”, ka shkruar Burim Ramadani.
Ndërkohë, kreu i kësaj partie, Ardian Gjini, ka thënë se këto thirrje në shtëpinë e ligjit nuk janë të rastësishme, por produkt i një platforme mbi dhjetëvjeçare propaganduese. Ai ka shtuar se Prokuroria duhet të ndërhyjë urgjentisht në këtë rast. “Deklarata e sotme monstruoze kundër Ramush Haradinajt është thjesht manifestimi i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës arkitektët e saj sot heshtën në sallë. Ky instrumentalizim i rrezikshëm nuk përfaqëson mërgatën tonë patriotike, por rezultatin e një inxhinierie të mbrapshtë politike, ku prokuroria e shtetit duhet të ndërhyjë urgjentisht”, ka shkruar Gjini në rrjetin social Facebook. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Prokuroria nuk ka nevojë që të fshihet, por duhet ta zbatojë ligjin.
Sipas tij, “kur dikush para kamerës bën thirrje për pushkatimin e dikujt, nesër del dhe e bën”. “Në Kuvendin e Kosovës para kamerave një qytetar bën thirrje mu pushkatu Ramush Haradinaj, e një tjetër i mban leksione “patriotike” deputetes Sala Jashari, mbesës së dëshmorës së kombit Sala Jashari dhe vajzës dhe mbesës së dy gjeneralëve të luftës së UÇK që kanë luftu dhe vdekë për çlirimin e Kosovës. Prokuroria ska nevoje as mu tut e as mu fsheh por duhet me zbatu ligjin.
Kur dikush para kamere thret me pushkatu dikend, neser del edhe e ben”, ka thënë ai. Deri në momentin e këtij publikimi, nuk ka pasur raportime për identifikimin apo arrestimin e personit në fjalë. Deklarata e tij u bë derisa në Kuvend po qëndronin mërgimtarë, të cilët për tri ditë kanë pasur mundësi ta vizitojnë këtë institucion.
Gjatë kësaj kohe, aty ishin të pranishëm edhe deputetë të kësaj partie, mes tyre edhe ata që thonë se ende i mbajnë pozitat ministrore. Megjithatë, nuk pati ndonjë reagim prej tyre, njofton gazeta Nacionale/