Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

MOS QAJ E DASHUR
——————————
Jam rudhosur, jam kërusur,
jam shëmtuar e jam plakur.
Larg do të shkoj, ndjerë i huaj.
Mos më duaj më e dashur.
Ç’ mund të marësh më prej meje,
veç një jetë helm, hidhërim.
Të shohësh si gremiset,
një kala në rërëzim.
Kopshtit tim myshqet myken,
ju vjen era kalbëzim.
Dritëzbehtë vjen agu,
pa të gjetheve fëshfërimë.
Thinjur fanitet, qyteti i vjetër.
mbushur tej për tej me re.
Dita përgjumur përplaset,
strehë çatish gjurmët lë.
Hënëza si drapër sokaqeve,
mbi kalldrëmë hedh nganjë çap.
Skutave mendimet fsheh,
të shkoj qetë, nën një livadh.
Kur shiu të bjerë me llokë,
Mos qaj e dashur pse s’ jemi tok.
Ç’ të bukur kish, ta fala në rini.
Dhimbje, mos njohësh kurësesi.
***
Të desha dhe do të dua, tjetër dashuri nuk pres.
Mbrëmjeve imazhi yt më shfaqet,
deri agut të trëndafilenjtë me vesë
O Zot,.. sa të dua, më vdes.
/QendraPress/