Ti nuk rilind

—————————–

Jam unë që të thërras nga rrënjët.

Me një prekje të padukshme

ta zhvesh natën nga gjethet

dhe të lë të çelësh në vjeshtë

mbi pëllëmbën time të gjelbër.

Mos pyet sa herë mund të ngjizesh ti

në trupin tim.

“Vdekjet” e tua janë

gjithmonë

rikrijim.

/QendraPress/