Çaste poetike me poetin;-Ali H. TAHIRI

KUSH NDIHMON ZOTI,ARKËN IA SHTON
————————————————-
Humanizmi nuk ka rrënjë të thata,
kërkon duar të bekuara e të arta.
Kur një i varfër ndihmohet,
atij që jep, nga Zoti pasuria i shtohet.
Dorëdhënia nuk sjell kurrë varfëri,
ajo të mbron nga çdo vështirësi.
Lum ai që ka zemër të bardhë,
për të s’ka dimër, ka vetëm beharë.
Sa i vlefshëm është ai njeri,
që në shpirt kurrë s’ka varfëri.
Vrapo me masë pas pasurisë në këtë tokë,
se krejt botën s’mundesh me shti në shportë.
/QendraPress/