Në Suharekë anulohen aktivitetet festive të Festarit.

Të gjitha aktivitetet festive të “Festari 2026” janë anuluar në Suharekë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka thënë se vendimi është marrë pas zhvillimeve të sotme. “Sot u përballëm me një padrejtësi e cila na shqetësoi të gjithëve pa dallim. Lufta Çlirimtare nuk mund të dënohet. Gjithashtu ju njoftoj që të gjitha aktivitetet festive të FESTAR-it do të anulohen”, shkruan Muharremaj./QendraPress/