Çaste poetike me poeten;-Asja MULGECI

PËRTEJ QËNIES MISH E ASHT

—————————————–

E ndij se ka dicka përtej tijë

dicka ma e fortë se vet qenja mish e asht

nji amull e bardhë që t’perpinë si valë,

 matan ksaj bote marri

dëshir e çmendun me m’dashtë ,

terrinave lypë me iu ba sy

E shoh si lazdrohem tinëz rreth tij

e s’due me m’pa si m’çelen sytë si lule,

kur m’ thot t’due

e ndij si shpirtin ma marrin fluturat,

krahve tyne pluhnojn ar, horizontesh gri

E ndij si fryms tande, vizatohet

silueta jeme n’forma zemre

frymë s’t’len me u ngi …

mbramjeve mezi pret m’u jeremis andrrash,

sall me m’pas ngat,

netve vetanake, shtratit m’lyp me

 m’kaplue krahve tu prej burri,

me m’pushtue tue m’i puth ambel buze e sy

E n’sy t’ksaj bote mjerane,

dashunuem me ba dashni!

/QendraPress/