Çaste poetike me poeten;- Gjelina Maçi KEÇI

Edhe hënën e mashtroi

————————————-

Me bakshishe të majme e mbuloi,

Shpirt e zemër ajo i dhuroi

E dehur tërësisht me opium,

Pa mëshirë yjet i braktisi.

Agu si muzg i zymtë zbriti,

Kaltërsia u fundos

Në shtëllunga resh gri,

Nën qiell bie shi dhe era fryn si e marrë,

Derisa pranvera t’mos harroje të vijë.

lypësari ngarkuar me diell të thyer,

Nëpër kohëra rrugëve i mjerë mbeti,

Me Krisht e Allah këmbëkryq në zemër,

Dimri që vjen me acar e stuhi, sërish e pret.

Mbreti shpirtzi në fron

Me një këmbë protezë

Tok gotat me verë e raki

Mos o Zot nesër një oktapod të ri.

Gjelina Maçi Keçi

/QendraPress/