Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit votoi buxhetin komunal me 24 vota për

Pas miratimit të Komiteti për Politikë dhe Financa në mbledhjen e jashtëzakonshme, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi. Pas shqyrtimit të rendit të ditës nga KPF-ja, për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e cila u mbajt sot. Kurse po sot, për orën 10:00, rekomandoi këtë rend dite, me pikën: Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2027 si dhe parashikimet për vitet 2028-2029.
Në mbledhjen e sotme,të Kuvendit, ku pos kryesuesit Simir Krasniqit dhe nënkryetares Sevil Kazaz, morën pjesë edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi,nënkryetari i komuniteteve Furkan Bytyç ,ekzekutivi i komunës si dhe kuvendarë .Kryesuesi uroi emërimin e drejtoreshës së Shëndetësisë Dr, Mybera Mustafa,si dhe ditën e boshnjakëve
Kuvendari Edis Abazi, me rastin e ditës së Boshnjakëve mbajti një fjalë rasti. Pastaj edhe kuvendarët të këtj komuniteti përcollën urimet me rastin e Ditës së Boshnjakëve
Lidhur me këtë pikë kryetari i komunës Shaqir Totaj,tha se saherë votohet buxheti është një llojë feste. Ai në fillim tha se komuna po përballet me probleme financiare për
Derisa Lulëzim Sylejmani ,zyrtar kryesor financiar me këtë rast para kuvendit paraqiti raportin financiar.
Pas hapjes së debatit kuvendari Shukri Quni, pos urimit për Ditën e Boshnjakëve,tha se kjo mbledhje është dashur të fillojë me nje minutë heshtje për ish kryetarin Eqrem Kryeziu. Pastaj lidhur me këtë u pajtua edhe kuvendari Karanfil Haxhillari, kuvendari Kovaç, foli për buxhetin.
Kuvendari Petrit Hoxhaj,u përqëndrua lidhur me buxhetin dhe kërkesat që paraqiten me rastin e buxhetit . Kuvendari Astrit Temaj,kërkoi që të jepen mundësi për rrugë të reja.Kuvendarja Sevilaj po kështu foli për buxhetin komunal dhe uroi emrimin drejtoreshës dhe uroi Ditën e Boshnjakëve.Kuvendari Selman Sokoli,u përqëndrua lidhur me përkujtimin e ish kryetarit dhe mos miratimin e një rendi të ditës për çlirimtarët në Hagë. Dafina Alishani, kërkoi që të respektohet ish kryetari Kryeziu.Ajo ,tha se është dashur të bëhet edhe deklarata për rastin në Hagë.Pastaj kërkoi edhe disa kërkesa si për ndriqim publik,renovim banesash,Kërkoi edhe buxhet për zonën ekonomike. Ilir Gashi, u përqëndrua lidhur me disa projekte të komunës, dhe pastaj së fundi uroi Ditën e Boshnjakëve dhe emërimin e drejtoreshës së Shëndetësisë. Shukri Quni,tha se kemi pasur sot,mospajtime me kryesuesin, derisa sa i përket buxhetit. Pastaj,me këtë rast ai paraqiti shumë kërkesa.
Arianit Berisha,lidhur me deklaratën për UÇK-në, se ata që skan marrë pjesë as në protest, skemi pse flasim. Qemajl Krasniqi, tha se disa që flasin per prof Eqremin i pyes a keni marre pjesë në varim?, Dhe dua të them se komuna e ka organizuar shumë mirë proceduren e varrimit, Pastaj foii për disa kërkesa në Përdrini. Kuvendari Agim Muçaj,lidhur me UÇK-në tha se duhet pasur kujdes kur përmendet UÇK-ja.Kërkoi që kategoritë e luftes të trajtohen urgjentisht,
Shqipe Shatri, kërkoi intervenimet në rajonin e Hasit, Kuvendarja Nerimane Pllana Krasniqi,më vje shumë keq që diskutohet për shifra parash, dhe nuk jeni në gjendje të ndani 10 minuta për çlirimtarët.Nga 37 kuvendarë votuan për 24 për.