Çaste poetike me poetin;-Halit HALITI

SHQIPJA HAP KRAHËT
———————————–
Në Leinfelden u hap një vend i duhur
aty ku më ndryshe do të rrahin zemrat
një shkollë shqipe me emër të njohur
një vend shprese ku u realizuan ëndrrat
Fëmijët me dashuri këtu do të mësojnë
për rrënjët e tyre të origjinës shqiptare
me dinjitet kulturën do ta përqafojnë
e shumë njohuri me rëndësi kombëtare
Ata mësojnë shqip me dëshirë e krenari
nga mësueset e tyre me durim e dashuri
që i orientojnë fëmijët drejt identitetit
shqipja hap krahët për të shtuar njohuri
Shkolla shqipe ABETARJA shpresë e ardhmërisë
aty ku fëmijëve zëri lirshëm do t’iu dal
vend komunikimi që ndihen si në shtëpi
gjatë udhëtimit në çdo hap, për secilën fjalë
/QendraPress/