Fryma poetike e së dielës me poetin;-Ali Halim TAHIRI

DUART E KRIMINELËVE
————————————-
Ata gjithnjë përdorën dhunë,
shpirti i tyre kurrë s’pati dinjitet.
Këta ende s’po e pranojnë krimin,
që përherë e bënë me dorën e vet.
Mbetën si ujqër të tërbuar,
nëpër shekujt që kaluan.
Erdhën pa gjenezë, si hileqarë,
asnjëherë nuk ndryshuan.
Syri u gëzohej kur shihnin gjak,
për toka të huaja, dhëmbët si ariu.
U lindën të sëmurë në zemër,
çdo ditë po vdesin pa trajtë njeriu.
Kush tjetër, pos fqinjit tonë verior,
në hasmëri me ne gjithmonë?
Zoti do të hakmerret,
ata krijuan fole në tokën tonë.
/QendraPress/