Republika e Kosovës duhet të jetë mbi interesat e çdo partie dhe mbi interesat personale të çdo politikani-Shkruan /Ruzhdi Gashi

     Duke qenë se, tash e dy vjet, Republika e Kosovës po funksionon pa institucione të rregullta dhe vendi po shkon nga një palë zgjedhje në tjetrën; Meqenëse, me këto veprime dhe me këtë papërgjegjësi të klasës politike, vendi po dëmtohet skajshmërisht; Meqenëse, si pasojë e këtyre sjelljeve, janë dëmtuar rëndë marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me miqtë e tanë ndërkombëtarë dhe me Republikën e Shqipërisë; Meqenëse, për shkak të mungesës së angazhimit të duhur institucional e politik për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, UÇK-së dhe drejtuesve të saj, kemi ardhur deri te një situatë në të cilën vendimi i Gjykatës në Hagë ka dëmtuar rëndë krerët e UÇK-së dhe UÇK-në, luftën çlirimtare dhe, rrjedhimisht, edhe Republikën e Kosovës; Dhe, me qëllim që të mos vazhdojë dëmtimi i mëtejshëm i luftës çlirimtare, i lirisë, i UÇK-së dhe i shtetit të Kosovës, si dhe prishja e mëtejshme e marrëdhënieve me miqtë tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në dhe Republikën e Shqipërisë, Unë Ruzhdi Gashi. si një nga aktivistët i pandalshëm që nga LPRK, Lëvizja Studentore për Republikën e Kosovës, ish i burgisur politik i ‘81, aktivist i Republikës së Kosovës, pjesëtar i UÇK, njëri nga themeluesit e Brigadës 123 të UÇK ZOP dhe aktivist i PDK, sot, me 6 tetor 2026, japim këtë: D E K L A R A T Ë dhe propozoj që sot deri në ora 24 që: Deputetët e Republikës së Kosovës, së bashku me Qeverinë e Kosovës, ta përfundojnë procesin e zgjedhjes së institucioneve të Republikës, përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, i cili President, së bashku me Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, që së pari të marrë përsipër këto obligime: Mbrojtjen e Republikës së Kosovës dhe të interesave të saj shtetërore e kombëtare; Mbrojtjen dhe afirmimin e vlerave të luftës çlirimtare dhe të UÇK-së; Mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë dhe angazhimin institucional për mbrojtjen e tyre; Aprovimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës dhe të UÇK-së; Aprovimin e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, sipas propozimit të PDK-së; Rikthimin dhe forcimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me të gjithë aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë; Forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve vëllazërore me Republikën e Shqipërisë dhe ndalimin e çdo veprimi që krijon përçarje ndërmjet shqiptarëve. Unë konsiderojë se ky është një kompromis i dhimbshëm, por i domosdoshëm, nëse ai i shërben mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ruajtjes së vlerave të luftës çlirimtare, forcimit të miqësive tona ndërkombëtare dhe tejkalimit të krizës politike e institucionale. Republika e Kosovës duhet të jetë mbi interesat e çdo partie dhe mbi interesat personale të çdo politikani. Sot kërkohet përgjegjësi politike dhe shtetërore. Në të kundërtën, unë së bashku me shumë të tjerë si unë, do të marrim veprime konkrere për realizimin e këtyre kërkesave në formën çfarë është bërë çdo herë kur është rrezikuar Vendi dhe vlerat tona kombëtare. Me 6 tetor 2026 T h e r a n d ë