Çaste poetike me poeten:Teuta SULAJ

Ku shkoi tullumbacja?

————————-

 Një ditë Marsi me diell plot

[Kish lindur Rajna e vogla jonë,

 E pak nga pak me dashuri

Kalonin vitet nji e nga nji.

Kjo bukuroshe me sy të shkruar

Kishte ditlindjen dhe këtë Mars

 U mblodhën shokët edhe shoqet

Festa filloi me zhurmë e gaz.

Një kënd i bukur atje në park

Plot tullumbace zbukuruar

Shumëngjyrshe ishin e s’ishin pak,

Numrin dhe emrin ja kishin shkruar.

E bukura Rajna gjith shend e verë,

Shokve ju fali gjith tullumbacet

Uruan ditëlindjen,dhe sa mbaruan,

Drejt qiellit i lanë, të fluturojnë.

Me kokën lartë e duart hapur,

Çuditur mamin, Rajna e pyeti

Mami o mami, a nuk më thua,

 Po tullumbacet ,vijnë prap tek mua?

Te gjith po qeshnin me vogelushen

Qe kishte mbetur kaq e habitur

Po jo moj zemër, i thoshte mami,

A e shikon, sa lartë jan ngjitur.

 Po ku do shkojne, kto tullumbacet?

 Po kur te bien, kush do ti gjej?

Në det në fushë apo në mal

Do ta gjenë tokën, dale ngadalë?

 Pyetja e Rajnes, kaq e pafajshme

Të gjithë i beri te mendohen,

 Ndaj pas nje feste tullumbacet

Ju mos I lini te fluturojnë.

Kështu të vegjel e të rritur,

Me shokë e shoqe ju gëzoni,

Së bashku në festa e ditlindje

Por dhe NATYREN e respektoni !

/QendraPress/