Ju prezantojmë poeten;Vlora Rexhaj Morina

0

Natën e dua

Kur fle mbi gjoksinë

Tënd

Nën flokët e shprushta valle hedhin yjet hëna mbi çepallë vë nurinë e saj

E ëndërrat lundrojnë nën prushin e  zjarrtë fantazie

Kur shpirti dehet nën tingujt e melankolisë

Aroma jote mbush honet e shpirtit

Nën afshin e puthjeve ne dy si të  marrë vetëm hija jote mbet  reliktë bukurie

E kur imazhi yt më merr me vete në çmendi

Në mijëra copëzash ndahet qenia ime

Atëherë n’mes nesh ngadalë hynë yjësi dritësie

Errësira largohet me pushin e saj ,a sa shpejt zbehet ky imazh brishtësie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *