Moti sot, diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se pas këtyre reshjeve të mëdha që goditen rrafshin e Kosovës, situata meteorologjike shkon drejt stabilizimit.
IHK njofton se tri ditët në vijim do të jenë me kushte të mira meteorologjike, diell i shoqëruar me vranësira të shpërndara dhe erëra të lehta deri mesatare, por pa reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.
Indeksi UV nga 6-8 (i lartë), ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.