Hoti përpos karizmës së munguar, ai tani gjendet në mes shumë ” zjarresh” ku mund të digjet lehtësisht Shkruan;Bashkim Hoxha analist

0

     Në këtë gjendje jonormale nuk mund të presim rrjedha normale  të jetës politike dhe institucionale në vend.  Kam parasysh këtu  pandeminë, bisedimet me Serbinë dhe për rrjedhojë  konstelacionet në relacione Kosovë bashkësi ndërkombëtare  pas ndërprerjes së bisedimeve në shtëpinë e  bardhë për  pasojë e publikimit –  gjithashtu jo-normal  të “akuzave” të speciales ndaj presidentit Thaçi dhe ish-kryekuvendarit Veseli,  aktualisht lider opozite brenda parlamentit.  Personalisht  që në fillim të krijimit të kësaj qeverie, duke pasur parasysh rrjedhat e ngjarjeve nuk kam qenë ndonjë entuziast i asaj që  mund ë priteshin  suksese të një rrafshi kush e di se çfarë.

Megjithatë kam menduar se kjo qeveri është brenda kornizave legjitime në kontekstin juridik kushtetues dhe se si e tillë duhet të funksionojë. 

Debati i brendshëm, në dritën e një sërë rrethanash, qoftë për çështje   sekondare, nuk mendoj se e ka gjetur  si të thuash  imune  këtë qeveri për ta përballuar këtë debat, nëse mund të thuhet, kështu.   Prodhimi i ndonjë  “lajmi të ri” nga akterët kryesorë të politikës  mund ta ndodhë  ditët apo javët që do të pasojnë.

Abdullah Hoti,  me gjithë dëshirën  për të vazhduar punën e tij në binarë të qëndrueshëm  ose për t’u hequr si  i tillë,    qasja e  tij është dukshëm  e  anshme dhe po  shkakton  debalanca të dukshme politike në raporte  krijimi të ekipit  të  bisedimeve. Kjo mënyrë veprimi  natyrshëm shkakton  pakënaqësi te partnerët e koalicionit, të cilit e shprehin fare qartas.  Z.  Hoti përpos karizmës së munguar, ai tani gjendet në mes shumë  ” zjarresh” ku mund të digjet lehtësisht. Ekzistojnë  një varg faktorësh  që z. Hoti e bëjnë të paqëndrueshëm përballë  situatave të këtij lloji çfarë gjendemi ne. 

Ish-kryemisht strit Haradinaj në anën tjetër  i është mbushur mendja ta vë kandidaturën për president shteti. Është e drejtë e tij, nuk ekzistojnë asfar yçklash juridike e as  demokratike që e pengojnë një kandidim  të mundshëm z.Haradinaj për  president. Megjithëse mua më është dukur sa i hershëm aq dhe jo shumë korrekt në aspektin moral. Kosova për momentin e ka një president me kompetenca  të plota në rrafshin politik, legal, juridik dhe  demokratik. Në dijeninë time, të paktën në sferën publike  dhe jashtë  kalkulimeve nën rrogoz,   askush nuk e ka kontestuar qëndrimin e z. Thaçi në  zyrën e presidentit. Sido  që të jetë na mbetet të shohin se si do të ecin ngjarjet për sa i përket  kësaj teme. 

Këto ditë kanë qarkulluar lajme për një përpjekje të një marrëveshjeje ku sipas gjasave, gjithnjë sipas “lajmit”  që po qarkullon, PDK është ftuar të hyjë në qeveri.   Që gjithsesi, lajmi  mi ri e më i konfirmuar që mund të prodhohet    ditët ose javët në vazhdim do të na sqarojë më shumë për sa i përket kësaj pike.

Sido që të jetë, çfarëdo drejtimi që të marrin rrjedhat e ngjarjeve, sipas mendimit tim,  kjo qeveri do ta përjetojë një lloj oscilacioni  në kuptimin zgjerimit të koalicionit ose të çarjes përfundimtare.

Kështu siç është,  në narracionin teorik – letrar    edhe mund të quhet ok,  por  konstelacionet në plan pragmatik të një realiteti faktit  çfarë jemi  NE, nuk ka gjasa  të vazhdojë të  funksionojë, megjithëse  politika njeh realitete edhe përtej  asaj çfarë mund  thuhet dhe prognozohet/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *