VITI I RI SHKOLLOR 2020/21 NJË VIT SFIDUES PËR TË GJITHË NE – Shkruan;Msc. Rrahim Bekteshi,Drejtor i SHFMU “Emin Duraku” në Prizren

0
             Fillimi i vitit të ri shkollor 2020/21 është vit specifik nga vitet e tjera, gjë qe deri më tani edhe janë dhënë edhe opsione dhe alternativa të shumta për fillimin e vitit të ri shkollor duke u bazuar gjithmon në rekomandimet e ISHKP.

Specifikat e fillimit dhe mbarëvajtjes sipas skenareve të dhëna nga MASHT në variantet A, B dhe C tregojnë qartë se duhet dhënë prioritet ciklit të ulët apo klasave I-V kurse me ciklin e lartë mund të shkohet edhe mësimin e kombinuar në shkollë dhe distancë.
Mësimi në komunat dhe shkollat tona duhet të zhvillohet varësisht nga rrethanat dhe infrastruktura egzistuese, pasi në klasat ku numri i nxënësve është shumë i madhë duhet ndarë në grupe dhe të punohet në ndërrime, me qëllim që të respektohet distanca (1,5m – 2m) dhe instruksionet e dhëna nga ISHKP por duke mos harruar edhe gjendjen egzistuese si është në shkollë.
Drejtoritë komunale të komunave të Kosovës së bashku me drejtorët e shkollave duhet ti kushtojnë kujdes të veqant Dezinfektimit të shkollave me preparatet anticovid, qe tani si praktikë në SHFMU “Emin Duraku” në Prizren vetëm e kemi testuar preparatin gjerman DimerSept-10 i cili kombinohet me ujë dhe mund të spërkaten ambientet shkollore pas çdo ndërrimi dhe kostoja do të jetë më e lirë.
Në hyrje të shkollave sikurse edhe në klasa duhet të jenë të vendosur dezinfektuesit, një angazhim më i madhë i personelit arsimor duke i vetëdijësuar nxënësit qe ti mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.
Drejtorët e shkollave duhet të bëjnë të pamundurën qe pastërtia të jetë në nivel ne shkollave duhet të bëjnë të pamundurën qe pastërtia të jetë në nivel në objektet shkollore dhe nëse ka nevojë të kryhet edhe kontrolli nga Inspektoriati Sanitar.
Ne tani kemi një përvojë të mesatare të mësimit në distancë pasi kemi edhe rekomandimet e dhëna nga MASHT sipas skenareve janë të studjuara dhe analizuara mirë ku ciklit të ulët( parashkollorëve deri tek klasa e V-të) duhet tu jepet prioritet dhe parashtrohet pyetja pse ?
Nga përvoja qe e kam përcjellur në vazhdimsi nga muaji Mars 2020 deri në muajin Qershor 2020 nxënësit e klasave të I-ra së bashku me mësueset dhe prindërit tyre e kanë më së vështiri, nxënësi duhet të jetë prezent në klasë dhe mësuesja duhe të merret me të duke i demonstruar shkrim-leximin në vend të ngjarjes, por ne duhet të llogarisim edhe sfidat si :
Koha e shkurtër e mbajtjes së mësimit sepse nxënësit do të ndahen në grupe dhe sipas kësajë sërish prindërit do të sfidohen pasi ata duhet të përkushtohen dhe të merren më së shumti me fëmijët e tyre sidomos klasat I-V.
Sipas varianteve dhe skenareve, krijimi grupeve të vogla tregon qarte se një grup mund të qendrojë në shkollë, të tjerët e përcjellin mësimin në platformat online, por gjithmon duke i mundësuar grupit qe një ditë apo dy të jen prezent në shkollë. Me ciklin e lartë egziston mundësia e përzgjedhjes së nxënësve ata të cilët janë mbi mesatare mund të përcjellin mësimin online por gjithashtu duke i dhënë mundësinë qe gjatë ditëve të javës të jen edhe në shkollë, kurse nxënësit qe janë nën mesatare të jen më tepër prezent në shkollë.

                Për tu zhvilluar procesi edukativo-arsimor me sukses në të gjitha shkollat e Kosovës, unë edhe një here apelojë për një mobilizm tek të gjithë prindërit dhe arsimdashësit qe të jenë përkrah nxënësve dhe mësimdhënësve, sikurse nga muaji Mars 2020 qe prindërit ishin akterët kryesor qe i ndihmuan fëmijëve e tyre në pergaditjen e tyre. Pa ndihmën e prindërve ne nuk do të ja kishim dal, por ndihma e tyre pakursyer realisht e aktivizojë dhe e bëri të artë Trekëndshin Pedagogjik.

MASHT së bashku me DKA-të në Kosovë duhet ta ketë parasysh se nëse kalohet në skenarin C në mësimin në distancë, duhet të bëjë të pamundurën qe nxënësve me gjendje të rëndë ekonomike tu sigurojë nga një tabletë për ta përcjellë mësimin.
Një ndihmë e madhe për të gjitha shkollat do të ishte edhe dërgimi ekipeve mjeksore qe here pas here do të matnin temperaturën dhe të kontrollonin shëndetin e nxënësve. Gjithashtu prindërit duhet ta kenë parasysh qe nëse fëmijët e tyre kanë shenja të ndonjë sëmundje, mos të dërgohet në shkollë pa kryer kontrollin mjeksor tek mjeku.
Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë ju dëshirojë një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor 2020/21./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *