Kadri Veseli, takon strukturat e PDK-së në Prizren

0

PDK Dega në Prizren, mbrëmë ka mbajtur një takim pune, me strukturat drejtuese të nivelit qendror, në udhëheqje të Kryetarit të PDK-së z.Kadri Veseli.

Kryetari i degës, z.Shaqir Totaj si nikoqir i takimit, në emër të strukturave të degës, u shpreh se dega është e gatshme për t’i sjell fitore të reja PDK-së, në angazhimet e ardhshme politike si në nivel lokal, por edhe për nivel qendror.

       Ndërsa Kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli, diskutoi për zhvillimet aktuale në vend, i cili theksoi se Kosova gjendet në një situatë delikate, ku potencoi se vetëm PDK mbetet alternativa e vetme, për shtyrjen e proceseve përpara për vendin”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *