Qeveria aprovon planin për nisjen e vitit të ri shkollor
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar propozim vendimin e ministrit të Arsimit,Ramë Likaj, për hapjen e shkollave më 1 shtator.
Mësimi do të mbahet në tri faza.
Lexo Edhe:
Hoti ua kërkon VV’së e PDK’së nga një përfaqësues për takimin e Uashingtonit
“Vendimet për fillimin e vitit shkollor mund ta bëjmë menjëherë nëse aprovohet ky master-plan. Fillimisht bëhet në tri faza, duke filluar nga data 1 shtator. IKSHPK-ja na ka thënë se është e pamundur të bëhen plane afatgjate dhe ne kemi bërë që pajisjet dezinfektuese të jenë në secilin objekt shkollor. Nuk mund të bëjmë plane më shumë se 12 javë”, tha Likaj
Mirëmbajtja e shkollave do të bëhet sipas rekomandimeve të IKSHPK’së.
Ndërkaq, janë ndarë rreth 9 milionë euro për realizimin e master-planit.