Këtë veprim të kryetarit Haskuka vështirë mund të justifikojmë nëse kemi parasysh se bëhet fjalë për një post udhëheqës
Munir Basha ish zv ministër , pyetjes Si e vlerësoni vendimin e kryetarit Haskuka, për emërimin e Nora Kelmendit ,drejtoreshë në Drejtorinë e Kadastrit në Prizren? pohon;-“ Emërimi ose shkarkimi i drejtorëve komunal është drejtë dhe kompetencë e kryetarëve të komunave.Me emërimin e zonjës Kelmendi për drejtoreshë të Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër, kryetari Haskuka në aspektin ligjor ka kryer një prej detyrave dhe obligimeve që ka si kryetar komune,gjë që,në këtë kontekst nuk ka asgjë të keqe!
Por,këtë veprim të kryetarit Haskuka vështirë mund të justifikojmë nëse kemi parasysh se bëhet fjalë për një post udhëheqës të një dikasteri lokal-komunal dhe nëse kësaj i shtojmë se bëhet fjalë për komunën e dytë për nga madhësia dhe rëndësia në Kosovë dhe vështirë është të pranohet se komuna e Prizrenit nuk paska as edhe një ekspert ose eksperte që do udhëheqte këtë dikaster të rëndësishëm.
Pa dashur të futem në debat rreth ekspertizës së drejtoreshës së posaemruar,znj.Nora Kelmendi,mendoj se është, sa apsurde po edhe aq nënçmuese për kuadrotë prizrenas, qofshin ata/ato të VV apo të pavarur,të emrohet një person që kurr nuk ka jetuar as vet e as familja e vet në komunën e Prizrenit.Natyrishtë,shpresoj të mos keqkuptohem si lokalist ose perjashtues ndaj qytetarëve/reve nga komunat tjera. Këtu ka të bëjë kryekëput me një kabinet qeverisës komunal-lokal dhe asgjë tjetër!
Me këtë emrim vërehet qartë edhe ndërhyrja nga qendra e partisë,e cila në emër të ofrimit të ndihmës me ekspertë, merret me “rahatimin” e kuadrove të sajë në komunat ku ajo është në pushtet.”/qendrapress.com/