Hap tjetër në drejtim të gabuar ku tani përveq kualitetit të jetës së qytetarëve injorohen edhe profesionistët e shumtë apolitik të Prizrenit.
 
                Shaqir Totaj Nënëkryetar i PDK dhe kryetar i Degës në Prizren. Pyetjes Si e vlerësoni vendimin e kryetarit Haskuka, për emërimin e Nora Kelmendit ,drejtoreshë në Drejtorinë e Kadastrit në Prizren? pohon;-“ Kryetari Haskuka, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren e ka emëruar znj. Nora Kelmendin, e cila sipas tij ka një eksperiencë mjaft të gjatë në këtë fushë. Hap tjetër në drejtim të gabuar ku tani përveq kualitetit të jetës së qytetarëve injorohen edhe profesionistët e shumtë apolitik të Prizrenit.
Vendosja e personave në poste të drejtoreve bazuar në listë tê c’regulluar të kritereve me mungesë transparence, është indikator që e përcjellë mënyrën e qeverisjes së kryetarit Haskuka Tregues ky relevant i mungesës serioze të performancës së kryetarit. Qyteti i bukur i Prizrenit meriton shumë më tepër se kaq.”/qendrapress.com/
 
                                             
                                             
                                         
                                         
                                        