Unë besoj se Kosova është përgatitur herët për dialogun me Serbinë, që nga lufta çlirimtare e viteve 1997-1999
Ruzhdi Gashi avokat, se sa është Kosova e përgatitur për takimin e Vashingtonit dhe ai i duhet unitet i plotë? Shkruan;-“ Kosova është gjithmonë e përgatitur dhe unike kur është fjala për luftën me Serbinë.
Unë besoj se Kosova është përgatitur herët për dialogun me Serbinë, që nga lufta çlirimtare e viteve 1997-1999 dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Por edhe më vonë. Kosova e ka lehtë ku është SHBA.
Përndryshe, nëse Kosova nuk do të ishte e përgatitur në rrethanat e mëparshme, tani, kjo përbërje që po shkon në VVashington, nuk e di se çka kishte me thënë.
Delegacioni i Kosovës në krye me Kryeministrin Hoti, është vetëm një administrator që, në Washington do të thotë vetëm atë që paraardhësit e tij, veprimet sakrifikuese të UÇK dhe popullit të Kosovës veq e kanë përgatitur dhe kanë vendosur më herët.
Kosova besoj se ka unitet edhe në Washington, ashtu siç kishte në Rambuje dhe Vjenë, ani pse një pjesë, opozita nuk është pjesë e delegacionit.
Kosova është gjithmonë e përgatitur dhe unike kur është fjala me luftën me Serbinë.”/qendrapress.com/