SHKA “AGIMI” organizoi një takim përkujtimor për nderë të Subhi Pasulit , Kryetar shumëvjecar si dhe Kryetar Nderi plotë 19 vite
Sipas njoftimit që e bëri të njohur për “QendraPress” Liman Asllani anëtarë I kryesisë së kësaj shoqërie ”Në këtë takim u evokuan kujtime nga shokët e bashkepunetoret si :Shani Krusha, Sylejman Dapko, Agim Bytyçi, Orhan Kubati. Po ashtu per aktivitetin e Subhi Pasulit folën edhe Festim Bytyci Kryetar aktual në SHKA “AGIMI” dhe Kadri Skeja bashkëpunëtorë shumëvjeçar me Subhi Pasulin.
Në emër të familjes ka folur e falenderuar I biri Nderim Pasuli i dhe Prof. Nerime Pasuli bashkëshortja e Subhiut.
Me këtë rast SHKA “AGIMI” te pranishmëve i ofroi edhe botimin Kujtim për Subhi Pasulin 1937- 2020 ku ishin përmbledhë falenderime për punen Subhiut si dhe ngushëllimet e shumta familjes e SHKA “AGIMI”./qendrapress.com/