Bisedimet – negociatat shqiptaro-serbe në Vashington Shkruan.Mrc ,Arif Kabashi

0

,, Kurrë mos negocio pa  patur frikë, por kurrë mos ke frikë nga negociatat ”kishte thënë njëherë presidenti amerikan Xhon Kenedi.

Ne shumë herë deri më tani kemi negociuar me Serbinë, dhe sa herë nuk jemi frikuar  kemi  humbur, ndërsa që kur jemi frikuar kemi përfituar.pamvarësisht gjithëherë në të drejtën tonë për qka është negociuar.

Humbës ishim në bisedimet e para të ndërmjetësuara nga Shën Egjidio në vitin 1996 për kthimin e nxënësve dhe studentëve në objektet shkollore. Humbës dolëm edhe nga negociata e filluara në vitin 2011 të ndërmjetësuara nga BE dhe përfaqësuesja Ketrin Eshtaun, të kurorzara me një marrëveshje të vitit 2013 e të nënshkruar në vitin 2015 nga kryeministrat e Kosovës e të Serbisë, që më vonë u kontestua nga Gjykata Supreme e Kosovës në 23 pika.

Por nga negociatat me Serbinë jo një herë edhe jemi fitues, si në bisedimet-negociatat e vitit 1999 në Rambuje të ndërmjetësuara nga Grupi i Kontaktit që rezultuan me bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe dhe lirinë e Kosovës.                                                                     Edhe nga bisedimet- negociatat e Vjenës të vitit 2006-2007 edhe pse me shumë kompromise rezultuan me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 2008 të njohur ma vonë edhe nga GJND dhe më shumë se 100 shtete.

Nga kjo dhe shumë përvoja tjera negociuese mund të konkludojmë se kemi humbur kur kemi gjykuar vetëm në të drejtën tonë, pa u pergaditur fare me ekipe profesionale, ndërsa që kemi përfituar nga negociatat kur kemi qenë maksimalisht të organizuar dhe unifikuar.

Nga bisedimet-negociatat që pritet të ndodhin më 4 Shtator në Vashington  frikohem shumë, jo se nuk kemi të drejtë në gjithëqka që do të negociohet, por ngase mund të jemi të pa pergaditur në raport me negociatorërt serb, të cilët pas britanikëve njihen në botë për artin e negocijimit.

Edhe pse strategjikisht SHBA-të janë aleat i shqiptarëve në Ballkan, megjithatë ,,Historia nuk i beson për një kohë të gjatë kujdesin për lirinë të dobtit e të druajturit”./qendrapress,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *