Për me kuptuar të vërtetën e madhe të lirisë së Kosovës. atëherë duhet të ftohen të gjithë,:Clinton, Tony Blair, Javeir Solana etj.- Shkruan;Zafir Berisha zv ministër

0

    Ftesa për Agim Çekun nga Gjykata Speciale si i dyshuar,  por edhe luftetarëve të tjerë të UÇK-së, është një vazhdimësi e përpjekjeve për të eksperimentuar edhe me tej me lirinë e Kosovës të fituar me shumë mund, sakrifica dhe gjakun e shumë gjeneratave!

Nëse vërtetë kjo gjykatë “dëshiron” t’i trajton ata që kontribuan dhe e sollën lirinë popullit të shumëvuajtur të Kosovës, atëherë duhet të ftohen të gjithë, Clinton, Tony Blair, Javeir Solana etj, për me kuptuar të vërtetën e madhe të lirisë së Kosovës.

Shumë vende nëpër botë, disa edhe në kontinentin e Evropës kanë probleme të brendshme me shkeljen e të drejtave elementare të popujve (pakicave kombëtare), prandaj me vetëdije përfaqsuesit e tyre politik e institucional janë rreshtuar kundër suksesit të luftës së UÇK-së, e cila herët apo vonë ka me u marrur si model i suksesēshëm historik i luftës për liri.

Nga droja e këtij fakti të pakonteshtueshëm historik të UÇK-së, disa vende janë bërë pjesë e betejës poltike e diplomatike që përmes gjykatës së Hagës të njëllosin vlerat çlirimtare të UÇK-së, me iden për ta parandaluar modelin e suksesëshëm të kësaj lufte në vendet e tyre!

Serbia, duke ditur se është fajtore për gjenocidin në Kosovë, me ndihmën e Rusisë,  duke përdorur një senator zvicerran (Dick Marty) dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës arriti të miratoj një “Rezolutë” në Këshillin e Evropës, me fakte e dosje të fabrikuara nga shërbimet sekrete serbe dhe argatët e tyre në Kosovë për ta njollosur luftën e UÇK-sē dhe bartësëve të saj!

Idea e Serbisë dhe mbështetësve të saj është që mundësisht ta kriminalizoj luftën çlirimtare të UÇK-së, dhe ta barazoj me luftën gjenocidale që ka bërë vetë në Kosovë, për me mujtë pastaj me përfituar diçka nga humbja dhe goditja e madhe që ka marrur nga lufta e lavdishme e UÇK-së.

Fatkeqësia qëndron edhe në atë, se në vallen e mbetjeve sllavo-komuniste janë rreshtuar pa vetëdije edhe një numër i njerzëve të cilëve ju është  “shpërlar truri” dhe po i shërbejn djallit në emër të gjoja “kontributit” që po e japin për Kosovë!

Dikush i financuar e me vetëdije, mision dhe qëllim, si dhe një pjesë e madhe pa vetëdije po qojnë ujë në mullirin e Serbisë!!!’qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *