Vepra e dëshmorëve rron për jetë të jetëve.
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi,sot, në Zatriq ka bërë homazhe në shenjë përkujtmi për dëshmorët hero të komunës së Rahovecit. Ai ka shkruar, sot në faqene e tij në fb…
“Vepra e dëshmorëve rron për jetë të jetëve, ajo u fitua duke luftuar me nder dhe besnikëri për lirinë e popullit tonë, për të cilën derdhën gjakun e tyre.
Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, ranë në betejë me 3 shtator 1998, emra që sot, nesër dhe gjithmonë, Zatriqit historik që ishte bazë e fuqishme e luftës çlirimtare, Zatriqit të dëshmorëve e martirëve që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, si dhe gjithë kësaj zone liridashëse, i japin nder, kuptim, aromë dhe shije të veçantë lirisë së fituar dhe i bëjnë krenar brezat për luftën dhe heroizmin e djemve të përkushtuar të UÇK-së.
Lavdi!”/qendrapress,com/