Serbia do ta njeh Republikën e Kosovës, në të kundërtën do të fillohet nga e para. – Shkruan:Ruzhdi Gashiu avokat
Vetë fakti se të dy palët kanë pranuar që të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, pres marrëveshje të rëdësishme Kosovë-Serbi, edhe ekonomike edhe politike.
Konflikti shekullor dhe çëshjet e pa zgjidhura në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë aktivizuar SHBA që të merren seriozisht për arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Tentimet e BE për 20 vjet për normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, nuk kanë dhënë rezultate të duhura.
Ashtu si çdo herë gjatë historisë, edhe kësaj here roli i SHBA është i pa zëvendësueshëm kur është fjala për raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Gadishullin Ilirik.
Takimi i Ëashingtonit, është përgaditur që një kohë të gjatë, mos me thënë që nga lufta çlirimtare në vitin 1999 dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Çështjet politike me Serbinë, Kosova i ka zgjidhur moti, me 1999 me çlirimin dhe në vitin 2020 me Pavarsinë e saj nga Serbia. Që nga ajo kohë, Serbia është ajo që ka probleme politike me Kosovën, por edhe me BE dhe SHBA. Tani topi është në anën e Serbisë. Ajo duhet të vendos se a do ta njeh Kosovën Shtet të Pavarur apo jo? A do ta njeh tani apo edhe pak më vonë? A do ta njeh drejtëpërdrejtë apo tërthorazi?
Se do ta njeh Serbia Republikën e Kosovës, kjo nuk është e diskutueshme. E diskutueshme është se, a do ta njeh tani apo pak më vonë, apo do ta njoh drejtpërdrejtë apo tërthorazi. E për ta ndihmuar Serbinë se si e ka më lehtë për ta njohur Republikën e Kosovës, takimi i Ëashingtonit do ta ndihmoj shumë dhe do të gjendet modalitete që Serbia të del nga ky qorrsokak që e ka futur Millosheviqi dhe pasardhësit e tij deri te Vuqiqi.
Për këtë, SHBA, ka dalur me një platformë për bisedime Kosovë-Serbi për tema ekonomike dhe zhvillim ekonomik. Kjo formulë është shumë fleksibile për Serbinë që, përmes temave ekonomike të zgjidhë çëshjet politike me Kosovën deri në njohjen e saj. Se për Kosovën, problemet politike me Serbinë nuk janë problem. Ne jemi deklaruar që, në momentin që Serbia ta njeh Republikën e Kosovës Shtet të Pavarur dhe Sovran, të njejtën gjë do ta bënë edhe Kosova për Serbinë, pra do ta njeh edhe Kosova Serbinë.
Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe dalje nga izolimi, liberalizimi i vizave me BE, njohja nga BE, anëtarësimi në OKB, BE dhe NATO, kushte kyçe për zhvillim ekonomik, uljen e varfërisë, ndaljen e ikjes së të rinjëve nga Kosova, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin e demokracisë.
Prandaj, duke u mbështetur në pergaditjet shumëvjeqare, këmbngulsinë e SHBA, dakordimin me BE dhe vullnetin e Serbisë dhe Kosovës, unë besoj që, në Ëashington do të arrihen marrëveshje të rëndësishme ekonomike me elemente politike që do të hapin rrugë normalizimit të raporteve në mes të Shtetit të Kosovës dhe Serbisë deri në njohjen reciproke, sot ose nesër. Kjo do të hapte rrugë për zvillim ekonomik, jo vetëm mes dy shteteve por edhe për tërë rajonin.
Vetë fakti se të dy palët kanë pranuar që të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, pres marrëveshje të rëndësishme, edhe ekonomike dhe politike deri në njohjen reciproke në mes të këtyre dy shteteve, Kosovë-Serbi.
“/qendrapress.com/