Marrëveshja në pikpamje juridike nuk e obligon asnjërën palë që ti përmbahet asaj
Ethem Rogova avokat dhe ish veprimtar politik,për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë? pohon ;” Nuk kemi të bëjmë me marrëveshje dy palëshe në mes të Kosovës dhe Serbisë e as marrëveshje trepalëshe Serbi –Kosovë- ShBA .Por, secila marrëveshje është veq e veq me SHBA -të. Eshtë një marrëveshje për konsum të brendshëm sidomos për SHBA –të, Për shkak të zgjedhjeve. Edhe për ti hapur rrugën Serbisë per anëtarsim në EU. Kështu tregohet se kinse egziston gatishmëria e Serbisë për marrëveshje. Marrëveshja në pikpamje juridike nuk e obligon asnjërën palë që ti përmbahet asaj, sepse i mungon afati kohor se kur do të zbatohet asnjëra palë nuk ka obligim ndaj palës tjetër, por secila prej tyre eventualisht ndaj SHBA -ve. Nuk është marrëveshje ndërkombëtare ,nga vet fakti se nuk ratifikohet nga kuvendi. Nëse në zgjedhjet e ardhshme Trumb e humb postin ose me kalimin e kohës ajo do të zvetnohet. Po ashtu përveq se mungon afati i zbatimit mungon edhe detyrimi se kush duhet të zbatojë këtë marrëveshje, mungon garantuesi edhe si do të sigurohen mjetet. Ka edhe shumë mangësira për të cilat besoj se këtu nuk është mënyra e përshtatshme të flasë. Nëse me të vërtetë do të zbatohej pjesa ekonomike është shumë e dëmshme për Kosovën, sepse do të vërshohemi prej mallërave të Sebisë për shkak se do të janë më të lira sepse Serbia jep subvencione. Kështu konsumi i mallrave të Kosovës dhe prodhimi do të bie ,ekonomia do të stagnoj sepse nuk do të jemi konkurent në treg. Shif SHBA si e lufton Kinën, pse ajo nuk bënë një mini Shengen me Kinën. Në fund edhe dicka ndërtimi i rrugëve nuk i shërben Kosovës për me shkuar në very, por i shërben Serbisë për të dalë në portet te Shqiërisë .Marëveshja është tripalëshe me qëllim që të mos përmendet Republika e Kosovës apo “Pokraina Kosovo I Metohija.”…./qendrapress.com/