Lideri PDK-së e mirëpret njohjen nga Izraeli
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit.
Veseli ka shkruar Twitter, duke thënë se njohja e Kosovës nga shteti hebre është i mrekullueshëm, njofton Insajderi.
Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin, Donald Trump, për këtë njohje.
“Lajmërimi për njohjen e Kosovës nga Izraeli është i mrekullueshëm, shumë i mirëpritur dhe një moment i rëndësishëm për shtetin tonë. Faleminderit presidentit Trump dhe SHBA-ve për mbështetjen e tyre konstante”, ka shkruar ai