E diela me krijuesit prizrenas:Skender Berisha

0

KËNGË PËR TY E PËR MUA

Këngë e shtruar mirë

Rrjedh kulluar

Pak më zë mua

Pak të zë ty

Brenda këngës jemi të dy

Këngë e shtruar kulluar

Pak a shumë e shkolluar

Nuk lë vend për të vajtuar

Asnjë fjalë e tepruar

Rrjedh e qetë e duruar

Nëpër zgripce ka kaluar koha

Ëmbël e hidhur e mbarësuar

Aspak me të spekuluar

Ta dëgjosh e dhembshuruar

Petk i gjelbër e ka mbuluar

Det i kaltër me të kaltëruar

Nuk e di moj e bekuar

Tash më shpejt

Mos ma ke dëgjuar 2 shtator 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *