Hoti i replikon Netanyahut: Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem

0

             Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka replikuar në Twitter, kryeministri të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri I izraelit, ka thënë se “Kosova bëhet vendi parë mysliman që hapë ambasadën e saj në Jerusalem”.

Kjo pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e në të cilën pala Kosovare dhe ajo serbe u pajtuan që të hapin ambasadat e tyre ne Jerusalem, njofton Insajderi.

Në replikën e Hotit, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për aktin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem. “Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, ka shkruar Hoti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *