Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se situata me pandeminë është e menaxhueshme
Zemaj konfirmoi se pas trendit në rënie të numrit të rasteve të reja me COVID-19, pritet që këtë javë të bëhet një analizë e masave anti-COVID.
Ai tha se në bazë të analizës do të vendoset për lejimin e veprimtarive të ndryshme, por edhe të masave shtesë aty ku identifikohen se nuk po zbatohen masat, shkruan Reporteri.
“Në bazë të analizave të brendshme që do t’i bëjmë këtë javë me aktorët dhe profesionistët do të marrim vlerësime për ecje më tutje për lejimin e veprimtarive të ndryshme, por edhe të masave shtesë aty ku shohim se nuk po zbatohen masat dhe duhet të kemi një rishikim funksional të masave në fuqi”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.