Lajmi I trishtë për Rahovecin e gjithë Kosovën njofton kryetari Smajl Latifi
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi sot në faqen e tij elektronike pas aksidentit tragjik njofton se “Lajm tejet i dhimbshëm humbja e jetës së dy bashkëqytetarëve nga Rahoveci, Besim Hoxha dhe Milaim Tara, në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmë në Arllat. Është një ditë e rëndë për të gjithë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e tyre!” shkruan Latifi.kurse dhembja për këtë vdekje ka trshtuar gjithë komunën e Rahovecit./qendraprsss.com/