Lajm i mirë: Asnjë i vdekur shkak i COVID-19 në 24 orët e fundit,komuna e Prizrenit me 2 raste
Pas një kohe të gjatë ku në Kosovë çdo ditë raportoheshin raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Të martën, Kosova nuk ka regjistruar asnjë vdekje shkak i Coronavirusit në njëzetekatërorët e fundit.
Ndërsa, Institituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 97 raste të reja pozitiv me COVID-19, duke arritur numri në 14.301.
Të shëruar janë 139 në regjistrimin njëzetekatërorësh, numri i të shëruarave ka arritur në 10.782.
Rastet aktive tani janë më pak se 3.000 përkatësisht 2.951.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.