Kryeministri Hoti niset për Kosovë pas takimeve në Washington e Bruksel
Pas një jave të ngjeshur me shumë takime të rëndësishme, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në orët e mbrëmjes është nisur për në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Hoti më 4 shtator ka marrë pjesë në takimin në Washington, ku edhe u arrit të nënshkruhet marrëveshje ekonomike me Serbinë më ndërmjetësin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në praninë e presidentit Donlad Trump.
Po ashtu të hënën Hoti sërish i ka vazhduar bisedimet me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.
Hoti po ashtu sot ka zhvilluar një takim me sekretarin e NATO’s Stoltenberg dhe Komisionerin për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi/