MASH: Maskat nuk do të sigurohen nga vetë nxënësit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të diktur se është vendosur që maskat të mos sigurohen nga nxënësit, njofton Insajderi.
Siç njoftohet nga MASH, sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të kësaj ministriem çdo nxënës duhet të ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.
Po ashtu në njoftim thuhet se përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASH dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska.
MASh nuk ka vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit. Sipas Udhëzuesit të përgjithshëm të MASh-it, çdo nxënës duhet ta ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambiente të shkollës.
Përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, mjete tjera mbrojtëse dhe dezinfektuese. Kështu që, shkollat do të kenë fond rezervë të maskave.