Kadri Veseli: Nuk pati marrëveshje në Uashington

0

     Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur rreth marrëveshjes së arritur në Uashington mes palës shqiptare dhe asaj serbe, për të cilën ka thënë se “nuk është marrëveshje”, njofton Insajderi.

Në televizionin Kanal 10, Veseli ka thënë se “kjo as nuk mund të quhet marrëveshje, aty nuk u fol për njohje, nuk u fol për viza, aty u fol për resurset e Kosovës, dhe do të flitet dhe në të ardhmen”.

Veseli, tutje ka thënë se “gabim është edhe tërheqja që nga Uashingtoni të shkohet në Bruksel për ta arritur marrëveshja finale”.

“PDK-ja çdo herë ka dashur qe dialogu të monitorohet dhe të përfundojë në Uashigton”.

Veseli gjithashtu, fajin për këtë dështim të delegacionit të Kosovës, dhe në përgjithësi procesit të dialogut, i’a ka lënë edhe atyre që kanë stigmatizuar, duke i vënë, siç ka thënë ai “ngjyra Shtëpisë së Bardhë dhe duke përmendur thika, si është shprehur ai”.

“Gjuha e tillë e ashpër dhe fyese, sot ia ka mbyllur dyert Kosovës, dhe për fat të keq sot Serbia i ka dyert e hapura në Bruksel e Uashington më shumë sesa Kosova”. ka shtruar Veseli në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *