MSH ende pa vendim ndaj kërkesës së FFK-së, sot ose nesër do të vendoset
Superliga e Kosovës, por edhe ligat tjera janë në pritje të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të lejuar aktivitetin.
FFK ka përgatitur një protokoll për mbrojtje nga COVID-19, ku tregohet se si do të funksionojnë klubet në pandemi gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve.
Telegrafi ka mësuar se protokolli i FFK-së tashmë është dorëzuar në MSH dhe këta të fundit janë duke e analizuar për të dhënë vendimin.
“FFK ka dorëzuar protokollet për mbrojtje nga pandemia. Jemi duke i analizuar. Sot ose nesër do të kemi një vendim”, ka thënë një burim i Telegrafit brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
FFK ka llogaritur që Superliga të fillojë këtë javë, që nga e premtja, por duket se do të jetë e vështirë.
Klubet do të jenë të obliguara që të kryejnë testet për COVID-19 me fondet e marr nga FFK