Me Iniciativën e kryetarit Haskuka eksperti nga Turqia shkëmben përvoja me mjekët prizrenas për Covid -19
Përveç investimeve në infrastrukturën shëndetësore, një kujdes të veçantë po iu kushtojmë edhe trajnimit të stafit mjekësor, sidomos gjatë kësaj periudhe të ndjeshme të pandemisë nga e cila po kalojmë. Në këtë drejtim, në hapësirat e Asamblesë Komunale kemi mbajtur një trajnim online me specialistin e sëmundjeve të brendshme, Dr. Ilhami Gültepe nga Stambolli, i cili deri më sot ka trajtuar mbi 500 pacientë të prekur nga koronavirusi. Falënderoj Dr. Gültepe, që përkundër axhendës së ngarkuar iu përgjigj iniciativës sonë me drejtoreshën Narqize Arënliu Hoxhaj për mbajtjen e këtij trajnimi, dhe ndau përvojat e tij me mjekët e kujdesit parësor por edhe me ata të Spitalit Regjonal dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Prizren. Në takimin virtual me koleget nga Turqia- shkëmbim përvojash,idesh e njohurish për qasje dhe trajtim sa ma efikas te te prekurve me Covid. Duke u bazuar në suksesin që ka treguar një mjeku internist nga Turqia, ku nga 600 pacientë sa ka pasur i ka shëruar pos dy rasteve që kanë pësuar fatalitet për shkak të sëmundjeve të tjera të rënda. Kështu Eksperti nga Turqia Ilhami, në mbrëmje në sallen e asamblesë komunale të Prizrenit në forum online nga Turqia ka shkëmbyer përvojat me mjekët e komunës së Prizrenit ata të Qendrave Mjekësore dhe spitalit të Prizrenit. Lidhur me këtë kryetari Haskuka tregoi se duke falënderuar shoqatën kosovare në Stamboll ka arritur që për sonte ta përgatisin këtë ligjëratë Drejtoresha Narqize Arënliu Hoxha sot tha jemi këtu bashkërisht që të shkëmbejmë përvojat internistit nga Turqia që ka pasur suksese në rastin e COVID 19. Prandaj sot këtu do të shkëmbehen edhe këto përvoja. Dr Kujtim Kryeziu nga Emergjenca e spitalit Rajonal tha se çdo herë janë të mirëseardhura sepse shkëmbimi i përvojave në mjekësi është i domosdoshëm. Këto përvoja padyshim se ndihmojnë shumë luftimin corona virusit.