Haskuka : Rasti i Susurit duhet të jetë model edhe për ne të tjerët
Mbrëmë në praninë e një audience intelektuale është promovuar libri ‘’Drejtori i Shkollës/ Etika,komunikimi dhe vendimmarrja në institucionet edukative arsimore. Hazër Susuri ka folur për librin duke theksuar se ky libër është një libër më ndryshe se të tjerët dhe se ka vlera të larta sidomos për të mësuar rolin e drejtorit në arsim. Percjelle Rtv ‘’Besa’’.
Kurse rencenzenti Dr prof i asocuar Defrim Gashi nga Ministria e Arsimit me këtë rast ka folur për librin duke thënë se me Skenderin nuk pajtohemi gjithmonë, Por ky libër ka vlera dhe ky libër po na bashkon të gjithëve.
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka me këtë rast duke folur për rëndësinë e librit tha se vetëm libri ka vlera, Prandaj rasti i Skender Susurit duhet të jetë model edhe për ne të tjerët se ato plane e projekte që shpesh i bëjmë në jetë është mirë ti qesim në letër dhe ti botojmë.
Së fundi autori i librit Slkender Susuri tha se në këtë libër ka punuar shumë, por ai tha kamë vendosur që të ju dhurojë nga dy ekzemplarë të këtij libri për secilin që jemi këtu, Së pari një ta mbani në bibliotekë e një të shtoni mendimet e juaja e pastaj unë do ta ribotojë. Në këtë promovim ishin pjesëmarrës edhe kryesuesi I Kuvendit Komunal, Drejtoresha e DKA së, profesor shkollash dhe nga kabineti i kryetarit të komunës , rektor të universiteteve dhe intelektualë të profileve të ndryshme