KONFIRMOHEN 63 RASTE TË REJA,PRIZRENI ME 2 RASTE
3 të vdekur dhe 63 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.
Këto shifra kanë dalë nga 634 mostra sa janë testuar gjithsej Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private.
IKSHPK po ashtu njofton edhe për 126 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 1.937.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime.
Njoftimi i plotë:
126 TË SHËRUAR DHE 63 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Sheikh Zayed-Vushtrri dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror).
Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.