Dua të besoj se institucionet e vendit, qeveria, do ta marrë në konsideratë iniciativën e z. Gashi,

0

        Bashkim Hoxha analist ,se si e vlerë soni Iniciativën e deputetit Kujtim Gashi, që kompleksi turistik i Nashecit t’i kthehet qytetarëve të  komunës se Prizrenit?shkruan:“-Mendoj se iniciative e z. Gashi e parashtruar   nëpërmjet pyetjeve parlamentare që,  qytetarëve t’i kthehet “Kompleksi Turistik i Nashecit”  sepse është  pasuri e tyre, është iniciativë shumë  me vend  që duhet përkrahur nga të gjithë. Deputeti Kujtim Gashi, ishte mjaft argumentues dhe një përshkrues mirëfilli i realitetit faktik në paraqitjen tij mbi rëndësinë si dhe gjendjen fatkeqësisht të mjerë të “kompleksit” në fjalë.

Dua të besoj se institucionet e vendit, qeveria,  do ta marrë në konsideratë iniciativën e z. Gashi,  që pushimoren e Nashecit, dikur  mjaft e njohur si pikë  rekreacioni për nxënësit nga të gjitha anët e Kosovës,  t’ia kthejë qytetarëve.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *