Demonstrimi i sotëm ka qenë tërësisht i panevojshëm dhe ishte një spektakël që nuk I duhet vetë demokracisë.
Shaqir Totaj Nënkryetar I PDK-së dhe kryetar I degës në Prizren lidhur me vlerësimin e arrestimeve të pjesëtarëve të OVL-së pohon:-“ Besojë asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka luftuar për emrin e tij, por vetëm në emër të idesë së lirisë. Sot, ata po privohen nga liria në mënyrë të padrejtë. Demonstrimi i sotëm ka qenë tërësisht i panevojshëm dhe ishte një spektakël që nuk I duhet vetë demokracisë. E aq më tepër kur është në pyetje brishtësia e kësaj demokracie që tashmë është në Kovsovë.Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pastër dhe luftë mbrojtëse.E për këtë është vetë dëshmia e intervenimt ë forcës paqëruajtese NATO-së Nuk ka nevojë për demonstrim të forcës. Nuk ka nevojë të provokohet nga askush dhe për asnjë qëllim kjo traditë e bashkëpunimit, e cila duhet të mbetet gjithnjë e tillë. Kosova ka qenë dhe mbetet shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, dhe ky është një fakt i njohur botërisht. Qeveria dhe institucionet përgjegjëse duhet ta njoftojnë opinionin publik për këto zhvillime shqetësuese. Pasiguria e krijuar te qytetarët nga skenat e sotme është evidente. Por, në këtë kohë të sfidave të mëdha, qetësia është e domosdoshme për vendin tonë, Kosovën.E kësaj pos nesh duhet ta ndihmojnë edhe faktori ndërkombëtar”/qendrapress.com