Ekipi i mjekëve gjerman viziton spitalin e Prizrenit

0

Një ekip i mjekëve gjermanë, i udhëhequr nga Dr. Stefan Schmiedel, të premten, ka qëndruar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Ekipi gjermanë është pritur nga drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, me ekipin menaxherial Dr. Ali Hoti, drejtor mjekësor dhe Msc. Bajram Vezaj, drejtor i infermierisë.  

Është biseduar për menaxhimin e situatës me Pandeminë COVID-19, si dhe shkëmbimin e përvojave të Gjermanisë dhe Kosovës.  

Ekipi i mjekëve gjermanë i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv dhe drejtori mjekësor kanë vizituara hapësirat e ndërtesës ku janë duke u trajtuar rastet me COVID-19, ndërsa nga afër kanë monitoruar trajtimin e rasteve në Mjekimin Intensiv Qendror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *